Arjola zgjedh Ilirin si rival, i hedh tortën fytyrës

Mediale Vip

Arjola zgjedh Ilirin si rival, i hedh tortën fytyrës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:08
Arjola Demiri dhe Iliri

Banorët e “Big Brother VIP” janë angazhuar në një lojë shpejtësie dhe me dënime.

“Vëllai i Madh” ka vendosur në shtëpi disa pulsantë dhe në momentin që në bie alarmi, banorët duhet të vrapojnë për ta fikur.

Personi që e shtyp i pari, kishte të drejtën për të zgjedhur një nga banorët i cili do të vuante një dënim të paracaktuar nga “Vëllai i Madh”.

E teksa Donaldi e fikte herë pas here i pari, edhe dënimet ua jepte banorëve të ndryshëm. Në një moment ai i tha Arjolës se duhej që rivalit të tij në lojë t’i hidhte tortën në fytyrë.

Aktorja zgjodhi që tortën t’ia hedhë në fytyrë balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, me të cilin ky i fundit tha se do donte të ishte në finale me të.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat