“Ka shije të shpifur”/ Beniada provon cigaren, mbytet keq

Mediale Vip

“Ka shije të shpifur”/ Beniada provon cigaren, mbytet keq

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:49
Beniada Nishani

Modelja e njohur, Beniada Nishani, është ndër të paktat banore në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nuk e konsumon duhanin.

Ajo asnjëherë nuk është parë me cigare në dorë, por mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj e bindi që të pijë një cigare, provë që për bukuroshen nuk shkoi aspak mirë.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Duhet ta vesh në gojë

Beniada: Mos ma digj hundën

Beniada e pyet si ta thithë, por pasi Donaldi ia tregon, ajo mbytet.

Einxhel: Po pi cigare? Me çfarë rasti? Unë i jam lutur dhe më ka thënë që nuk e fus në gojë.

Beniada: Çfarë shije, nuk më pëlqen

Arjola: Unë të sugjeroj ta lesh, se kushdo që të sheh tani me cigare…

Beniada: Do habitet

Einxhel: Nuk është aq keq ë?

Beniada: Nuk ka kuptim fare, ka shije shumë të shpifur

Në fund, modelja përpiqet ta fikë, por duket se as këtë proces nuk di ta bëjë, veprim që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat