Banorja e BBV shokon me deklaratën e saj: Kam mësuar vëllain tim si të bëjë seks

Mediale Vip

Banorja e BBV shokon me deklaratën e saj: Kam mësuar vëllain tim si të bëjë seks

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:24
Big Brother Vip

Moderatorja Einxhel Shkira e cila krijoi edhe një lidhje me Dj Dagz brenda shtëpisë së “Big Brother”, së fundmi ka surprizuar publikun me një deklaratë që ajo ka bërë dhe fjalët e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.

Ndryshe nga shumë vajza të tjera në vendin tonë, ajo nuk e ka patur problem të shprehet se ka biseduar me vëllain e saj, Aloisin, për tema delikate, si për shembull seksi.

“Me Aloisin nuk jam sjellë vetëm si motër e madhe, por edhe si një vëlla i madh”, është shprehur Einxhel, e cila pritet të jetë finaliste në këtë edicion të Big Brother.

“Aloisi ka ndarë me mua gjëra që s’mund t’i ndante me të shokët e tij. Shkolla këtu nuk i mëson disa gjëra. Kam qenë unë ajo që e kam këshilluar për masat mbrojtëse testimet edhe këto gjëra”, ka thënë Einxhel.

Moderatorja i ka mësuar vëllait se si të mbrohet para se të kryejë marrëdhënie seksuale, duke qenë se ai është më i vogël se ajo. Emancipim në kohët moderne, nuk është keq si togfjalësh. Ndoshta fjalitë e saj do të nxisin vëllezërit dhe motrat shqiptare të flasin më shumë për këtë temë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat