“Vetëm baby s’të them dot”/Dj Dagz flet pas incidentit të Einxhel: Të dua shumë, mezi pres të dalësh jashtë

Mediale Vip

“Vetëm baby s’të them dot”/Dj Dagz flet pas incidentit të Einxhel: Të dua shumë, mezi pres të dalësh jashtë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 08:19
Dj Dagz dhe Einxhel

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Dj Dagz, ka reaguar pas incidentit që i ka ndodhur të dashurës së tij Einxhel. Dj Dags është shprehur se do shumë moderatoren. Ndërsa ka theksuar se nëse ai do të ishte ende pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, ai incident nuk do të ndodhte.

DJ i njohur e mbylli fjalën e tij duke thënë se e dashuron shumë Einxhel dhe pret që po e pret jashtë.

Po çfarë ndodhi me Einxhel?

Pas incidentit që pati gjatë lojës, Einxheli doli nga shtëpia e Big Brother VIP për t’iu nënshtruar një ndërhyrje. Gjatë rrugës për në spital, Einxheli ka rrëfyer se nuk e bëri të madhe me banorët që të mos shqetësoheshin. “Shpëtuan Donaldi dhe Iliri nga unë”, tha Einxheli në batutë e sipër. Më pas iu nënshtrua ndërhyrjes dhe doli me sukses.

Pjesë e bisedës:

DJ Dagz: Nuk të them dot hey baby, sepse vetëm baby s’je ti.

Einxhel: Po të ishe ti në shtëpi s’do të kishte ndodhur.

Dj Dagz: Sigurt.

Einxhel: Do të kishim qenë bashkë diku, larg këtyre sporteve ekstreme.

Dj Dagz: Ka mundësi. Falënderoj banorët për ndihmën që të kanë dhënë. Si gjithmonë kur vjen puna te njerëzllëku ata e tregojnë gjithmonë. Unë të dua shumë. Të pres jashtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat