Larg muzikës – Valza Zhegrova po shijon çdo moment të jetës me partnerin e saj

Mediale Vip

Larg muzikës – Valza Zhegrova po shijon çdo moment të jetës me partnerin e saj

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:34
Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi

Këngëtarja e njohur, Valza Zhegrova, ka më shumë se një vit që ka bërë një tërheqje nga muzika.

Artistja shqiptare, e cila ka qenë pjesë e ‘Mixey Music’, bëri tërheqjen nga bota e muzikës saktësisht më 9 shtator të vitit 2020.

Ajo tani po shijon çdo moment të jetës me partnerin e saj, avokatin Nazmi Vërtopi, me të cilin jeton dhe vepron në Belgjikë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @valzaa.zh

Sido që të jetë, çifti gjatë këtyre ditëve për pushime kanë qenë në Amsterdam, Holandë.

Ka qenë Zhegrova që ka ndarë një koleksion fotografish nga ‘Venecia e Veriut’ duke qenë se kanë kaluar një periudhe të mrekullueshme.

Valza përndryshe në gusht të vitit që lamë pas ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me Vërtopin.

Megjithatë, të njëjtit nuk kanë treguar nëse do të ketë një dasmë gjatë këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat