Fero publikon këngën e parë me videoklip nga albumi i ri

Mediale Vip

Fero publikon këngën e parë me videoklip nga albumi i ri

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:27
Fero

Fero është njëri ndër reperët më të përfolur të estradës shqiptare.

Përveq muzikës ai shumë shpesh merr vëmendje edhe me jetën e tij private e shpesh edhe me skandale.

Së fundi reperi pati paralajmëruar se është duke punuar rreth realizimit të albumit të tij.

Madje pati bërë zhurmë të madhe pasi pati kërkuar nga fansat një shumë të parave si ndihmë për realizimin e albumit.

E sot Fero ka publikuar këngë e titulluar ‘Gjiro’ e që është pjesë e albumit.

Kënga në krahasim me herët e tjera reperin e ka sjellur me këngë dashurie.

Kujtojmë se ai është i martuar me modelen e njohur Arbenita Ismajli dhe së bashku janë prindër të një vajze.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat