Sipas Egzona Rafunës, ky është banori që nuk e meriton finalen e Big Brother VIP

Mediale Vip

Sipas Egzona Rafunës, ky është banori që nuk e meriton finalen e Big Brother VIP

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:48
Egzona Rafuna

Egzona Rafuna është banorja e fundit e larguar nga Big Brother VIP.

Moderatorja së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli edhe për eksperiencën e saj në BBV.

Derisa foli për zhgënjimin e saj nga Arjola Demiraj, ajo dha edhe emrin e banorit që nuk e meriton finalen.

Ish-banorja e Big Brother VIP zgjodhi të thoshte emrin e Monikës, duke qenë se ajo pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, kishte parë disa video të aktores Lubonja që nuk i kishin pëlqyer.

Theksojmë se Egzona pretendonte të ishte në finale, por që aventura e saj zgjati vetëm 3 javë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat