Mevlani habit vajzat e Për’puthen: Isha 5 vjet në lidhje, nuk e doja

Mediale Vip

Mevlani habit vajzat e Për’puthen: Isha 5 vjet në lidhje, nuk e doja

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:12
Mevlani

Gjatë puntatës së sotme vazhduan pjesët e takimit të Mevlanit dhe Efit, pasi ditën e djeshme diskutimet e shumta nuk lejuan të transmetoheshin të gjitha pjesët.

Gjatë takimit Efi dhe Mevlani kanë folur për lidhjet dhe për të kaluarën. Mevlani u pyet nga Efi se cila ka qenë lidhja më e gjatë dhe ai tha 5 vjet.

“Kam qenë i lidhur 5 vjet, por nuk kam qenë i dashuruar”, tha ai. Efi e pyeti se si ka mundësi të rrijë 5 vjet dhe mos ta dojë dhe se çfarë ka mësuar nga eksperiencat e tij.

“Ndihesh mirë. Mësohesh si me macen te shtëpia, mësohesh edhe me një njeri. Kam mësuar se kur ka dashuri të sinqertë s’ka boshllëk për asgjë. Dashuria është si shkëndija, po qe ajo që në fillim ngel. Ti pa e ditur fare se kush është ai person thjesht e ndjen edhe e don”,– tha ai.

Arjani më pas i tha se a mund të mësohet ai me një femër se jeton me zakonshmëri dhe se a beson te ajo gjë.

“Nuk ishte krahasim i duhur, më doli momentalisht. Jo besoj, po ka shumë persona që rrinë bashkë vetëm sepse i përputhen mendimet e nuk ka ndjenja. Jetojnë thjesht mirë, kalojnë mirë. Kam rënë në dashuri vetëm njëherë në jetën time dhe nuk ka qenë kjo. Me vajzën që kam qenë i dashuruar ka qenë një lidhje 3-vjeçare, na ra tërmeti në kokë, mirë që i kam mendt akoma, ishte dashuri e fortë.”,- tha Mevlani duke bërë dhe pak batutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat