A paguhen banorët e Big Brother VIP? Tregojnë Lori e Sara Hoxha

Mediale Vip

A paguhen banorët e Big Brother VIP? Tregojnë Lori e Sara Hoxha

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:53
Big Brother VIP

Big Brother VIP është formati më i komentuar përgjatë më shume se 3 muajve. Kanë mbetur pak banorë dhe me 18 Shkurt është finalja e madhe. Krahas dinamikave, Big Brother është shoqëruar me shumë teori konspirative.

Shpesh është spekuluar se banorët që qëndrojnë brenda paguhen. Është përfolur se një banor paguhet me 1500 euro për çdo javë qëndrim brenda shtëpisë. Por sa e vërtetë është ky informacion. Lidhur me këtë ka folur vetë Sara dhe Lori Hoxha për Top Albania Radio.

A paguhen banorët për qëndrimin brenda në shtëpi? Motrat Hoxha thonë se ata nuk paguhen. Ata gjithashtu i kanë dhënë një përgjigje spekulimeve se fituesi është përcaktuar që në fillim të programit.

“Pse duhet të përcaktosh një fitues që në fillim? Nëse publiku nuk e do duket ajo. Po ta kisha përcaktuar unë do kishte dalë që në fillim.”, thotë Lori.

A ka banorë të infiltruar nga produksioni?

“Budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Ata jo të infiltruar dhe po japin informacion, jo të ishin dhe të infiltruar.”, shton Lori.

Kush është “Vëllai i madh”? Lori thekson: Jo, sigurisht që nuk jemi ne “Vëllai i madh”.

“Vëllai i madh” është një ekip i tërë, një skuadër e madhe.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat