Portieri i Serie A, publikon padashje të dashurën e tij lakuriq

Mediale Vip

Portieri i Serie A, publikon padashje të dashurën e tij lakuriq

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:00
Anna Ariaudo, Juan Musso

Portieri i Atalantas u bë protagonist i një momenti shumë të sikletshëm në Instagram. Detaji nuk u ka shpëtuar vëzhguesve më të vëmendshëm.

Juan Musso ka organizuar një surprizë romantike për të dashurën e tij Anna Ariaudo , një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe lule të bardha në dhomë, e rrethuar nga shumë tullumbace të kuqe në formë zemre.

Krejt këtë befasi ai e ndau në profilin e tij në Instagram duke etiketuar të dashurën me shprehjen “Ti je më e mira”.

Por, kur bëri foton e befasisë, ai kapi në prapavijë të dashurën e tij që ishte lakuriq, dhe fansat shpejt e vërejtën këtë moment dhe e bën virale.

Image

Fotografia e publikuar nga Juan Musso 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat