Pas konfirmimit të lidhjes me Adis Patushin, Graniti thumbon Fifin?

Mediale Vip

Pas konfirmimit të lidhjes me Adis Patushin, Graniti thumbon Fifin?

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 06:41
Granit Cana

Vetëm disa ditë më parë, Fifi zyrtarizoi lidhjen e saj me Adis Patushin, ish bashkëshortin e modeles së njohur Adrola Dushit.

Dyshja u pa në një video, në një nga koncertet e Fifit, duke shkëmbyer puthje duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin se këngëtarja ishte në një lidhje.

Por, Fifi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, shprehu hapur pëlqimin e saj për djaloshin kosovar Granit Cana. Madje, kur ky i fundit refuzoi të kishin një marrëdhënie bashkë, Fifi kaloi një situatë mjaft të vështirë ku u desh edhe ndërhyrja e mjekëve.

Pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Fifi dhe Graniti u panë në shoqërinë e njëri tjetrit, duke treguar se i kishin ruajtur kontaktet dhe pse jo të kishin një rikthim të mundshëm.

Pasi u konfirmua romanca e Fifit me Adisin, Graniti duket se nuk ka reaguar edhe aq mirë. Një “story” që ai ka postuar në “Instagram”-in e tij personal duket si një "thumb" ndaj këngëtares.

“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”- shkruan ai duke mos e sqaruar se kujt i referohet ky dedikim.

Image
Instastory nga Graniti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat