“Gjesti për fëmijët e mi është i jashtëzakonshëm”/ Arjola tregon pse u rikthye në BB VIP

Mediale Vip

“Gjesti për fëmijët e mi është i jashtëzakonshëm”/ Arjola tregon pse u rikthye në BB VIP

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:17
Arjola Demiri

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother VIP”, Arjola, Einxhel dhe Beniada kanë biseduar me njëra-tjetrën në lidhje me finalen e madhe që është më 18 shkurt.

Vajzat shprehen se duhet që të jenë 5 finalistë, madje Beniada shton se pse mos të jenë të gjashtë, pse të ikë 1 banor. Sipas tyre, ato lekët e shtuara për çmimin e madh, ta lënë për finalistin e 5.

Nga ana tjetër, Arjola shprehet se “jo se nuk do të jetë finaliste, por çmimin e ka marrë dhe nuk është egoiste”.

Pjesë nga biseda:

Arjola: Unë jo se nuk dua të jem finaliste, por mendoj se çmimin e kam marrë dhe nuk dua të jem egoiste, se nuk jam. Jam altruiste.

Einxhel: Shpirt të duhen edhe ty, edhe unë po të isha në vendin tënd të njëjtën gjë do bëja.

Arjola: Por ajo që mora është shumë më e madhe se sa do merrja në finale dhe nuk do arrija ta fitoja. Mendoj se kanë bërë një gjest aq të madh, aq human. Nuk kam fjalë. Gjesti për fëmijët e mi është i jashtëzakonshëm. Nëse unë e nis muajin me -1000 euro, tani ato fëmijë do jenë të ndara për gjysmë dhe do jenë për fëmijët e mi në çdo lloj aspekti. Shqetësimi më i madhe i jetës më është hequr si me magji.

Ndërsa duke folur në lidhje me rikthimin e saj pas eliminimit, aktorja e njohur u shpreh se është rikthyer vetëm se kishte fat dhe jo për të luftuar për finalen.

“Jam rikthyer vetëm se kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse kur jam nisur, dëshira ime ka qenë që të fitoj BB VIP për të blerë një shtëpi. Qëllimi im ai ka qenë”, tha Arjola Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat