“Do donte të ishte në finale për prestigj”/ Banorët flasin për Monikën: Ajo është tepër krenare

Mediale Vip

“Do donte të ishte në finale për prestigj”/ Banorët flasin për Monikën: Ajo është tepër krenare

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Monika Lubonja

Si çdo spektakël i “Big Brother VIP”, edhe ai i mbrëmjes së djeshme dhuroi shumë emocione të forta. Mbrëmë u shpall gjithashtu finalisti i dytë dhe është Beniada Nishani.

Deri tani Ilir Shaqiri dhe modelja e njohur janë pretendentët më të fortë për çmimin e madh. Ndërkohë për katër banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri u hap një televotim, ku të premten do shpallen edhe dy finalistët e fundit.

Sa më tepër i afrohen finales, aq më e fortë bëhet lufta për banorët që të triumfojnë në finale. Menjëherë mbas mbylljes së natës së djeshme, Iliri, Arjola dhe Donaldi kanë nisur diskutimet për Monikën. Balerini i njohur jep mendimin e tij duke u shprehur se Monika e do finalen vetëm për prestigj.

“Monika do të donte më shumë të hynte në finale për prestigj në radhë të parë dhe sigurisht për atë që kemi diskutuar, sa i përket anës ekonomike në radhë të dytë sesa thjesht të merrte nga një fitues një 10-tshe se kështu në këtë mënyrë e quan të fituar gjënë”, tha Shaqiri.

Nga ana tjetër, Arjola u shpreh për Monikën se ajo është tepër krenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat