A ka komunikuar me Beatrixën pas daljes nga BBV? Elgit Doda: I kam dhënë vetëm një këshillë

Mediale Vip

A ka komunikuar me Beatrixën pas daljes nga BBV? Elgit Doda: I kam dhënë vetëm një këshillë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 08:44
Elgit Doda

Elgit Doda ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ku ka folur për karrierën por edhe për mikun dhe bashkëpuntorin e tij Donald Veshaj.

Elgiti disa ditë më parë surprizoi Donaldin në shtëpinë e Big Brother Vip ku këndoi këngën e tij të fundit si një përshëndetje për të. Aktori i njohur e shijoi shumë surprizën së bashku me Beatrixën, pasi u panë gjatë gjithë kohës të përqafuar.

I pyetur sot në studio nëse ka komunikuar me Trixën pas daljes së saj nga Big Brother dhe situatës së vështirë që kaloi së bashku me Donaldin, Elgiti tha se nuk është takuar me të por kanë folur, dhe i ka dhënë një këshillë.

Pyetje: Je takuar me Beatrix?

Elgit Doda: Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajo për pjesën se çfarë thonë njerëzit. Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK gjithçka është OK.

Më pas Elgiti foli për planet e tij përsa i përket muzikës ku zbuloi se të hënën do dali kënga e rradhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat