Donaldi tregon se a ka të bëjë me Borë byzylyku i zi që mban në dorë

Mediale Vip

Donaldi tregon se a ka të bëjë me Borë byzylyku i zi që mban në dorë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:36
Donald Veshaj

Byzylyku i banorit të “Big Brother VIP” është komentuar shumë në media.

Kjo për faktin se edhe ish-partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani e mbante në dorë një të tillë,.

Dhe kështu, aludohej se ish-çifti e mbanin lidhësen e njëri-tjetrit, megjithatë Donaldi e ka demantuar këtë sot.

Ai ka biseduar me Ilirin për lidhësen duke e bërë të ditur për publikun se është i nënës së tij dhe nuk ka të bëjë me Bora Zemanin.

Ndryshe, Donaldi dhe Bora i kanë ndarë rrugët vitin e kaluar duke i dhënë fund romancës së tyre.

Image
Donaldi dhe Bora

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat