Këngëtari shqiptar zbulon ofertat e grekes: Hajde në shtëpinë time, jam vetëm

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar zbulon ofertat e grekes: Hajde në shtëpinë time, jam vetëm

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:03
Devis Xherahu

Këngëtari Devis Xherahu ka zbuluar si një greke shumë e pasur e cila punonte për një shtëpi diskografike në Greqi, i kishte kërkuar të kishin diçka më tepër se miqësore së bashku.

Gjithçka ishte që në të ardhmen ai mund të kishte benefite në karrierën e tij.

Devis u pyet nga moderatorja Ester Bylyku, si ia bëri grekja, e cila ishte më e madhe në moshë se ai, këtë ofertë:

"Ajo sigurisht që ma tha në një mënyrë të rafinuar. Më tha këto të zakonshmet: Shtëpia ime është këtu, jam vetëm, a do të vish për kafe? Sigurisht që unë si korçar që jam, e anashkalova me shumë lezet dhe pa e ofenduar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat