Kayne West nuk di të ndalet/ Bën surprizën e papritur për Kim Kardashian në ditën e Shën Valentinit

Mediale Vip

Kayne West nuk di të ndalet/ Bën surprizën e papritur për Kim Kardashian në ditën e Shën Valentinit

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 09:26
Kayne West dhe Kim Kardashian

Reperi i njohur, Kanye West, me sa duket e ka surprizuar me një kamion të zi të mbushur me lule, ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, në ditën e Shën Valentinit, si pjesë  e përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e tij për ta rifituar atë.

“Vizioni im është i qartë”, ka shkruajtur Kanye, krahas postimit të tij në Instagram, ku gjithashtu kjo fjali ishte e shkruar dhe në kamionin e zi.Gjesti i këngëtarit erdhi direkt mbas ndarjes nga modelja e njohur, Julia Fox, si dhe luftës së tij publike për tu rikthyer me yllin e “KUWTK” pavarësisht se ajo është në një lidhje aktuale me Pete Davidson.Kim paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021.

Që atëherë, West ka hyrë në mediat sociale duke bërë deklarata apo gjeste nga më të ndryshmet për të rikthyer ish-bashkëshorten e tij.

Image
Kayne West dhe Kim Kardashian

Ai e akuzoi atë se nuk e kishte lënë të shihte katër fëmijët e tyre , por Kardashian u përgjigj duke thënë se ‘Ye po  përpiqej të manipulonte situatën e tyre në media’.“Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, tha Kardashian në një deklaratë në fillim të këtij muaji.

“Më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo hap. Unë dëshiroj t’i trajtoj të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët tanë privatisht dhe shpresoj se ai më në fund mund t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e kaluar për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore”, – përfundoi Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat