Monika Lubonja flet pas debatit me Arjolën në Fun Club

Mediale Vip

Monika Lubonja flet pas debatit me Arjolën në Fun Club

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:26
Arjola Demiri dhe Monika Lubonja

Monika Lubonja ka qenë e ftuar sot në emisionin “Pardon My French”, me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron. Ajo u pyet edhe për krisjen e marrdhënies me Arjolën, e cila u vërejt në finalen e Fun Club.

Monika pranoi se Arjola është treguar mikeshë shumë e mirë, gjë që është dëshmuar në shumë situata brenda shtëpisë.

“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara”, – u shpreh ajo.

Dy konkurentet e BBV u përfolën shumë prej një diskutimi në “Fan Club Big Brother VIP” ku Monika po shprehte vlerësimin dhe dashurinë ndaj Arjolës, por kjo e fundit reagoi në mënyrë indiferente. Konkretisht me këtë situatë, Monika tha se është mëse e kuptueshme që nuk ka reaguar pasi kanë qenë rreth 48 orë pa gjumë.

Çfarë po ndodh me vajzat?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat