Befason Arbana Osmani, tregon kush është i preferuari i stafit të “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Befason Arbana Osmani, tregon kush është i preferuari i stafit të “Big Brother VIP”

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:41
Arbana Osmani

Tashmë zyrtarisht finalistë të “Big Brother VIP” janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet nesër.

Para pak minutash Arbana Osmani ka publikuar pamjet nga regjia dhe audio, nga produksioni dhe madje ka prezantuar për herë të parë edhe stafin e dhomës së rrëfimit.

Image
Arbana Osmani ka publikuar pamjet nga regjia dhe audio

Arbana ka shuar kështu një kuriozitet të madh të shumë njerëzve duke treguar se kush qëndron pas këtij spektakli gjigant. Më tej Arbana ka zbuluar se një pjesë e stafit të BBV bëjnë tifo për Beniadën. Presim deri nesër të shohim kush do jetë fituesi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat