“Lidhjen me Dagz e kam parë si lojë”, babai i Einxhelit bën deklaratën “bombë” para finales

Mediale Vip

“Lidhjen me Dagz e kam parë si lojë”, babai i Einxhelit bën deklaratën “bombë” para finales

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 16:44
Einxhel dhe DJ DAGZ

Einxhel Shkira është një nga banoret që ka bërë më shumë zhurmë këtë “Big Brother VIP”.

Ndër të tjera, ajo është komentuar për lidhjen me Dj Dagz. Mirëpo, ai që i ka surprizuar të gjithë është babai i saj, Muzaferi, i cili pak orë para finales ka thënë se e ka takuar Dagz. Madje, atë që ka ndodhur mes atyre të dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, ka thënë Muzafer për “Shqipëria Live”.

I ngacmuar nga moderatorët nëse do ta takojë tani, ai u shpreh për të dashurin e vajzës së tij duke thënë: “Do ta takoj ashtu siç takova Monikën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat