Shtatzënë dhe në super formë, zbulohet sekreti i Arbana Osmanit

Mediale Vip

Shtatzënë dhe në super formë, zbulohet sekreti i Arbana Osmanit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Arbana Osmani

Mbrëmjen e kaluar, Arbana Osmani mbylli 4 muaj e gjysmë punë me drejtimin e finales së madhe të “Big Brother VIP”, por nuk do të ndalet me kaq pasi do të ketë 3 post-Big Brother.

Me këtë rast, moderatorja dha edhe lajmin e ëmbël se këtë “Big Brother” nuk e ka prezantuar vetëm pasi është në pritje të ëmbël.

Disa aludonin për shtatzëni ndërsa të tjerë u habitën nga ky lajm i ëmbël pasi në spektakël është shfaqur në formë dhe shumë elegante. Si e ka arritur këtë? Sekreti është veshja.

Në disa puntata të së martës dhe të premtes, Arbana është shfaqur e veshur me kostume ose fustane-kostum që më së miri e mbulojnë pjesën e barkut dhe e tregojnë tepër elegante. Pikërisht kostumet ishin pika e fortë e Arbanës këtë “Big Brother”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat