“Familja ime është e interesuar për ty dhe kanë mësuar diçka…”, Alesja refuzon Albin: Je i lirë të shkosh

Mediale Vip

“Familja ime është e interesuar për ty dhe kanë mësuar diçka…”, Alesja refuzon Albin: Je i lirë të shkosh

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:01
Albi, Alesja

Albi dhe Alesja kanë vendosur t’i japin fund njohjes së tyre.

Alesja tha se familja e saj ishte interesuar për Albin dhe kishte mësuar diçka për të kaluarën e tij, ndaj donte t’i jepte fund njohjes pasi thotë se nuk është treguar i sinqertë me të.

Gjithçka e bënë të qartë me njëri-tjetrin në përballjen në Për’puthen Prime.

Albi: Të thashë që e di shumë mirë që nëse jam në këtë program jam për ty dhe mora një ironi vetëm “Faleminderit për informacionin”.

Alesja: Sepse nuk dua të më përmendin gjërat. Ti do që të flasim nga ana ime dhe nga ana jote asgjë.

Albi: Çfarë ke pritur që të është dukur asgjë?

Alesja: Kam pritur shumë gjëra. Kam pritur të të njihja ty. Të kam njohur por jo në të gjitha gjërat. Je shumë djalë i mirë, por mungon diçka. Kur e kemi filluar rrugën bashkë, jam treguar shumë e sinqertë me ty, të jam hapur dhe kam treguar cdo gjë time. Nuk kam bërë gabim, e kam ndjerë që të të tregoja gjërat e mia, ndjesitë e mia që të më njihje se si unë jam. Nga ana jote kjo gjë nuk ka qenë. Kemi pasur një njohje shumë të bukur, kimia e ndjesitë, normalisht na shohin dhe familjarët. Familja ime është interesuar dhe ka dëgjuar fjalët më të mira por dhe diçka që nuk jam e informuar, për të kaluarën tënde, për sfidat që ke pasur në jetë. Nuk ke dashur që t’i ndash këto gjëra me mua.

Albi: Të njiheshim ne pastaj të interesohej familja. Pse nuk erdhe të më pyesje mua?

Alesja: Kam marrë kohën time dhe ti ke pasur kohë të mjaftueshme të ma tregoje nga fillimi i njohjes.

Albi: Çfarë paska e kaluara ime që të ka shokuar?

Alesja: Unë mund të pranoj çdo gjë, por mungesa e sinqeritetit…

Albi: Nuk të dëgjoj se kjo që po bën është shumë e shëmtuar. Të kapesh tek e kaluara është e shëmtuar. Gjëja që më dhemb në këtë bisedë është se ke dëgjuar diçka për mua dhe nuk më ke çuar një mesazh se si je. Ti Albit i ke rënë me shkelm.

Alesja: Familja më ka thënë që nëse një person nuk tregohet i sinqertë dhe nuk ndan brengat e jetës me ty, hiq dorë dhe nga kjo gjë, je i lirë të shkosh.

Albi: Shpresoj të ndihesh më mirë e të marrësh frymë më lirisht. Thuaj familjes megjithë respektin që kam, që ai person të shprehet, duhet të jetë tjetri i sinqertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat