Kanye West nuk e pranon ndarjen nga Kim, ky është veprimi i tij i radhës

Mediale Vip

Kanye West nuk e pranon ndarjen nga Kim, ky është veprimi i tij i radhës

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 22:34
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye West prej muajsh po i lutet Kim Kardashian të kthen bashkë edhe pse deri tani ka patur disa lidhje të shkurtra. Sakaq vetë ajo është në një marrëdhënie të re me komedianin Pete Davison. Mirëpo, Kanye West nuk e pranon këtë fakt dhe po gjen avokatët më të mirë që të mos ndahet nga gruaja e tij.

Për ta shtyrë divorcin, Kanye ka deklaruar se do që të vendoset garanci për pasuritë e tij të përbashkëta me Kim dhe deri tani reperi pretendon se avokati i Kardashian ka refuzuar të gjitha sugjerimet e tij.

Mediat kanë zbuluar nga burime pranë reperi se ai po përpiqet të gjejë çdo mënyrë për të mos u ndarë nga Kim.

Deri tani ka pasur debate të vazhdueshme mes Kim dhe Kayne edhe për kujdestarinë e fëmijëve që kanë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat