Justin Bieber infektohet nga Covid-19, ndërpret përkohësisht turin

Mediale Vip

Justin Bieber infektohet nga Covid-19, ndërpret përkohësisht turin

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Justin Bieber

Pas hapjes elektrizuese, turneu i Justin Bieber është ndërprerë papritur pasi këngëtari ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas TMZ, deri tani është shtyrë një datë koncerti teksa ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me datat e tjera.

Një përfaqësues i këngëtarit i ka thënë TMZ, se Justin zbuloi të shtunën se ai ishte infektuar nga koronavirusi, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Justin do performonte në “T-Mobile Arena” të dielën në Vegas, por tani kjo shfaqje është shtyrë për në verë.

Po ashtu ai kishte një shfaqje edhe në Glendale, të planifikuar për të martën dhe më pas një concert në Los Anxhelos të enjten. Nuk dihet se kur u infektua ylli kanadez, kështu që është e paqartë nëse këto angazhime të tij do shtyhen.

Justin hapi “The Justice World Tour” të premten në mbrëmje në San Diego. Menaxheri i tij Scooter Braun dhe bashkëshortja Hailey Bieber ishin të dy ta pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat