Modelja e shpallur fajtore për vrasjen me thikë të të dashurit, tani pretendon ‘vetëmbrojtje’

Mediale Vip

Modelja e shpallur fajtore për vrasjen me thikë të të dashurit, tani pretendon ‘vetëmbrojtje’

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 15:57
Melissa Turner

Një modele eventesh tematike e shpallur fajtore për vrasjen me thikë nga prapa të të dashurit të saj në tërbim e sipër, tani pretendon se e bëri për “vetëmbrojtje.

29 vjeçarja Melissa Turner u shpall fajtore të premten për vrasjen e të dashurit të saj në shtëpinë e tyre në Britani, në vitin 2019.

Policia kishte gjetur 25-vjeçarin Mattheë Trussler të vdekur me plagë thike në një pellg të madh të gjakurt të tij në Hillsborough më 18 tetor 2019.

Turner u arrestua ditën tjetër dhe u akuzua për vrasje të gradës së dytë.

Në gjyq ajo tha se po përpiqej të mbronte veten kur i dashuri po e shtrëngonte në fyt gjatë një vale tërbimi të nxitur nga alkooli.

Turner kujtonte në gjykatë e përlotur sesi Trussler ishte zgjuar në mes të natës pas një mbrëmjeje pijesh alkoolike dhe kishte nisur të debatonte me të.

Gjatë konfliktimit ajo pretendon se Turner nisi ta shtrëngonte në fyt dhe e kishte lëshuar drejt kuzhinës.

Ajo shtoi se trembej se Trussler “do të më vriste” kur e kapi sërish nga fyti, para se gruaja të merrte një thikë të lëshuar prej tij dhe ta godiste në kurriz me të.

Pamje të regjistruara nga kamerat e sigurisë së kopshtit të fqinjit tregonin zonjushën Turner që thyente xhama dhe kërcënonte “Do të vdesësh!” dhe “Arrogant i ndyrë, të urrej”.

Avokati i të dyshuarës John Trevena pretendon se pamjet janë manipuluar me zërin e Turner ndërsa figurat janë të vërtetë.

Por autoritetet pyesin se përse prasësja e akuyzuar priti katër orë derisa të njoftonte për vdekjen e të dashurit dhe më pas kishte ndryshuar versionin e ngjarjeve, sipas rrjetit Law & Crime.

Ajo do të humbasë tashmë dhe shtëpinë e blerë bashkë me  Trussler disa muaj më parë.

Gjyqi vazhdon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat