Sherr me Donaldin? Flet për herë të parë Arbana Osmani

Mediale Vip

Sherr me Donaldin? Flet për herë të parë Arbana Osmani

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:46
Arbana Osmani dhe Donald Veshaj

Në serinë e raportimeve të panumërta ku po lexohet një hatërmbetje nga ana e Donaldit dhe emisioni i tij është në pikëpyetje të madhe, ka reaguar Arbana Osmani.

Prezantuesja ka marrë shkas nga raportimet e mediave ditën e sotme mbi një deklaratë të partnerit të saj, Eduartit mbi atë se “shqiptarët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen”.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, komentii bërë nga produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar kunja dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pa fund. Big Brother ka përfunduar, bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë” – ka deklaruar Osmani.

Në këtë formë, ajo ka dashur t’i mbyllë shtegun thashethemeve për hatërmbetje të cilat kanë sinjale të forta se qëndrojnë.

Kujtojmë se Donaldi pas daljes e ka hequr Arbanën nga lista e personave që ndjek, ka fshirë promon e programit që pritej të niste dhe ka bojkotuar çdo ngjarje, nga festa në shtëpi tek xhirimet e tre puntatave të “Big Brother VIP”.

Pritet që ai të mungojë edhe sonte në festën me ftesa në një prej hoteleve luksoze të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat