“Kam hargjuar energji duke të ndenjur afër”, debat i ashpër mes Arjolës dhe Fifit

Mediale Vip

“Kam hargjuar energji duke të ndenjur afër”, debat i ashpër mes Arjolës dhe Fifit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Fifi dhe Arjola

Sonte në post BBV janë zhvilluar debate të ashpra.

Një debat i ashpër është zhvilluar në mes këngëtares Fifi dhe aktores tropojane, Arjola Demiri.

Artistja nga Ferizaj u akuzua se ka penalizuar disa banorë, pasi i qëndruan afër gjatë tërë kohës e për këtë kishin lënë anash lojën e tyre, për të cilën edhe ishin futur brenda.

Demiri tha se ka harxhuar energji duke i ndenjur afër Fifit, derisa këtë do ta kishte harxhuar në lojën e saj.

“Përse nuk je marrë me lojën tënde pasi kam dalur unë”, ka qenë pyetja e parashtruar nga Fifi kundrejt Arjolës.

“Kam analizuar logjikisht rrjedhën e ngjarjes.Jam njeri Fifi, prekem. Sepse jam njeri ndjej dhembshuri për të tjerët. Aty kemi shkuar njerëz dhe nuk mund të transformohesh. Për një njeri që ke ndjerë nga jashtë, që të mos ndjesh edhe brenda”, tha ajo.

“Kam bërë lojën time. Unë sjell Arjolën që jam jashtë edhe brenda, kjo ka qenë strategjia ime, loja ime”, thotë në vazhdim 37-vjeçarja.

Duhet theksuar që fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP u shpall Ilir Shaqiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat