Çfarë po ndodh jashtë me Ilirin dhe Monikën? Balerini bën deklaratën e fortë!

Mediale Vip

Çfarë po ndodh jashtë me Ilirin dhe Monikën? Balerini bën deklaratën e fortë!

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 08:43
Iliri dhe Monika

Marrëdhënia e balerinit Ilir Shaqirit dhe aktores Monika Lubonjës është komentuar shumë nga publiku për shkak të miqësisë së tyre me uljet dhe ngritjet e aj gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP.

Edhe pse gjatë formatit u duk se gjakërat midis tyre ishin qetësuar dhe se gjërat po shkonin mirë së fundmi ata kanë bërë disa deklarata për njeri-tjetrin ku është zbuluar se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë.

Ditën e sotme, Ilir Shaqiri ka folur gjatë mbi Monikën i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Ai tha se ka qenë shumë i sinqertë me Monikën, por nuk i ka pëlqyer anashkalimi i saj në lojë, duke u përqëndruar më shumë tek miqësia me Donaldin.

“Kam patur një marrëdhënie shumë të sinqertë me Monikën. Na lidhte epoka e jetës dhe konceptet e disiplinës e respekti. Mirëpo gjatë rrugëtimit të saj, ajo pati një lloj devijimi në shoqëri. Nëse ajo do më linte të kuptoja se kush është kundrejt meje, nuk do të kisha dalë në ato konkluzione. Ajo vendosi të pranonte shakatë e Donaldit dhe mirë bëri.”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat