Pasi u nda me Beatrix, Semi jep sinjalet e para për Donaldin

Mediale Vip

Pasi u nda me Beatrix, Semi jep sinjalet e para për Donaldin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj

Postimi i fundit i Semi ka krijuar disa polemika dhe ndjekësit po e lidhin me Donaldin.

Ajo ka postuar dy foto në Instagram nga një natë me shi duke shkruar: “Kush e do shiun?”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente.

Për ata që nuk e dinë Donaldi e ka thënë shpeshherë në “Big Brother VIP” se është një njeri që e ka shumë qejf shiun. Madje, ai dhe Fifi bënë një tatuazh njësoj në të cilin shkruhet “filoqyl”. Kjo fjalë nënkupton lutjen për qiellin që të bjerë shi.

Image
Postimi nga Fifi

Dhe është pikërisht fakti që aktori e do shiu, që ndjekësit të mendojnë se postimi i Semit lidhet me të.

Një komentuese shkruan: “E ka thënë Donaldi në Big Brother që përshëndes të gjithë ata që duan shiun.” Ndërkohë një tjetër: “Për Donaldin e ke”. Teksa me dhjetëra të tjerë përmendin Donaldin dhe Borën.

Image
Semi Jaupaj

Këngëtarja nuk i ka kthyer përgjigje asnjëhrit por po ashtu as nuk i ka fshirë. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ajo ka patur një lidhje shumë të ngushtë me Donaldit por gjërat mes tyre nuk do jenë më njësoj pas lidhjes së tij me Beatrix.

Theksojmë se ky reagim i Semit vjen pak ditë pas ndarjes së Donaldit dhe Beatrix.

Image
Komentet e fansav
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat