Beniada për Donaldin dhe Trixën: Tërheqja fizike nuk mjafton

Mediale Vip

Beniada për Donaldin dhe Trixën: Tërheqja fizike nuk mjafton

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:50
Beniada, Donaldi dhe Trixa

Pas përfundimit të BBV tanimë ish-banorët po japin intervista të shumta në radio dhe televizione. Ajo që po merr vëmendje si përherë me çiltërsinë dhe pozitivitetin e saj padyshim që është Beniada.

Falë këtij karakteri unik ajo arriti të bëhet jo vetëm personazh i dashur por edhe njëra nga katër finalistet e formatit. Së fundmi, Beniada ka qenë e ftuar në “Pardon my french”, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda BBB.

Ajo ka komentuar duke dhënë mendimin e saj edhe për lidhjen e famshme Donald-Trixa.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lotë. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh Trixa konfirmoi ndarjen nga Donaldi duke hequr aktorin nga lista e shokëve në instagram, derisa nga ana e Donaldit ende nuk kemi ndonjë reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat