Ja çfarë i shkroi Belen Rodriguez Beniadës pas daljes nga “BBV”

Mediale Vip

Ja çfarë i shkroi Belen Rodriguez Beniadës pas daljes nga “BBV”

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:18
Beniada

Beniada është një nga konkurrentet më të komentuara të “Big Brother VIP Albania”, e cila arriti të shkoi deri në natën finale falë karakterit të saj pozitiv që fitoi zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Një nga momentet që ka tërhequr vëmendje gjatë rrugëtimit të saj ka qenë kur ajo ka treguar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se ka një raport shumë të mirë me Belen Rodriguez me të cilën edhe ka bashkëpunuar disa herë.

Ndërkohë, së fundmi është zbuluar se ylli e ka kontaktuar Beniadën fill pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Olti Curri, i cili ka publikuar një video me moderatoren Elona Duro që ka treguar se Belen Rodriguez i ka shkruar Beniadës dhe e ka uruar për eksperiencën e saj në format.

“Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë ‘Urime’”-ka treguar Elona, që e ka intervistuar modelen së fundmi.

Rikujtojmë se Beniada ka qenë e intervistuar së fundmi, ku ka rrëfyer disa detaje lidhur me disa nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë.

E pyetur për marrdhënien me Monikën, modelja tha se ka shumë vlerësim për të, edhe pse nuk është përshtatur.

“Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Nga fundi më ka pëlqyer më shumë se në fillim.Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat