I dashuri i Kim Kardashian do të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos

Mediale Vip

I dashuri i Kim Kardashian do të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos

Më: 4 mars 2022 Në ora: 10:03
Pete Davidson

Pete Davidson thuhet se do të bëjë një udhëtim në hapësirë. Ylli i “Saturday Night Live”, i dashuri i Kim Kardashian është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Jeff Bezos për fluturimin e ardhshëm të Blue Origin, raporton Page Six.

“Pete është i emocionuar”, tha një burim. “Ata nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, por duket se do të ndodhë. Detajet janë duke u finalizuar. Takimi shkoi shumë mirë me Jeffin.”

Nuk dihet ende se kur Davidson do të shkojë në hapësirë, por ka të ngjarë të jetë më vonë këtë vit.

Në janar, komediani 28-vjeçar dhe Kardashian morën pjesë në një darkë me Bezos dhe të ftuar të tjerë, duke përfshirë Kris Jenner, Corey Gamble dhe partneren e Bezos, Lauren Sanchez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat