Çfarë do të tregoj Kim Kardashian në lidhje me Pete Davidson

Mediale Vip

Çfarë do të tregoj Kim Kardashian në lidhje me Pete Davidson

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:05
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian po flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Pete Davidson.

Në një intervistë shoqëruese me Variety, Kim tha se po planifikon t’i tregojë shikuesve se si ajo dhe Davidson, u takuan për herë të parë dhe të zbulojë “detajet që të gjithë duan të dinë” për marrëdhënien e tyre.

Ndërsa ajo është e hapur për të folur për të dashurin e saj në ‘The Kardashians’ – emri i serialit të ri të familjes së saj, Kim tha se Davidson nuk ka vendosur ende nëse do të shfaqet ose jo në serial.

“Nuk kam xhiruar ende me të”, tha ajo për Variety. “Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, nuk do t’u thoshte kamerave të largoheshin”, vazhdoi ajo. “Mendoj se mund të filmoj diçka vërtet emocionuese, por nuk do të jetë për këtë sezon.”

Kim tha se audienca do të shohë fillimin e marrëdhënies së saj me Davidson, duke përfshirë “si u takuam dhe kush kontaktoi me kë dhe si ndodhi dhe të gjitha detajet që të gjithë duan të dinë”.

Ata u lidhën për herë të parë në vjeshtën e vitit 2021. Që atëherë, çifti kanë dalë në takime në Staten Island (vendlindja e Davidson) dhe kanë pushuar së bashku në Bahamas në fillim të vitit të ri.

Një burim tha për PEOPLE në dhjetor 2021 se Kim “është shumë e dashuruar” me Davidson.

Kim u deklarua ligjërisht beqare në fillim të këtij muaji mes divorcit të saj nga bashkëshorti Kanye West.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat