Këngëtari i njohur: Me Alban Skënderajn nuk do të bashkëpunoja

Mediale Vip

Këngëtari i njohur: Me Alban Skënderajn nuk do të bashkëpunoja

Më: 11 mars 2022 Në ora: 13:20
Alban Skënderaj

Këngëtari i njohur, Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, ka zbuluar së fundmi se ka vite që është shkëputur nga muzika, që nga koha e “The Voice”.

Në atë kohë, ai ka qenë në juri me këngëtarin e dashur për publikun, Alban Skënderaj, me të cilin është shprehur se nuk do të bashkëpunonte.

Xuxi tregoi se ka një shoqëri shumë të afërt me këngëtarin, por u përkasin zhanreve të ndryshme.

“Projekti i fundit ka qenë kënga që kam pjesë në “Festivalin shqiptar”, gjatë kohës që isha pjesë e jurisë së “The Voice of Albania” me Alban Skënderajn. Me Albanin jam shumë i afërt, përveç ne të dy edhe bashkëshortet tona janë mike. Nuk e mendoj se do bënim një bashkëpunim se nuk mendoj se flem bashkë në të njëjtin zhaner muzikor. Ai është pak më i butë, ndërsa unë jam te këngët më të forta", tha Xuxi teksa ishte i ftuar në “Abc e mëngjesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat