Konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën: E dashura më tradhtoi me shokun e ngushtë

Mediale Vip

Konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën: E dashura më tradhtoi me shokun e ngushtë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:10
Bledi

Konkurrenti i Për'puthen ka habitur mbrëmë të gjithë me deklaratën.

Flasim për Bledin i cili sot ka treguar një histori personale duke e ndarë me konkurrentët tjerë në studio.

Ai tha se e ish e dashura e ka tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Ndër të tjera Bledi tregoi se kishte dy vite i lidhur me vajzën në fjalë dhe kishte lënë çdo gjë anash për të.

“Kam pasur një lidhje përpara, ka qenë shumë i lidhur. Kam pasur dhe një mik timin, më të cilin kam pirë, kam ngrënë, kam qeshur, kam ndarë çdo moment të jetës time me të dhe erdhi një moment kur…ndryshe është t’i dëgjosh gjërat, ndryshe është t’i shohësh me sytë e tu. Papritur, atëherë kur nuk e prisja, ndodhi. U tradhtova. Kisha dy vite i lidhur, në atë kohë nuk shihja asgjë përpos personit në fjalë edhe gjithë ky besim, gjithë ky përkushtim, harrova njerëzit e mi, harrova familjen, gjithçka. Shihja vetëm atë ta bëja të lumtur”, rrëfeu konkurrenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat