Monika Lubonja tregon si e ndihmoi produksionin e Big Brother: Nuk doja të bëja skena

Mediale Vip

Monika Lubonja tregon si e ndihmoi produksionin e Big Brother: Nuk doja të bëja skena

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:37
Monika Lubonja

Aktorja Monika Lubonja është një nga ish-banoret më të kometuara nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ndonëse, ajo u eleminua një javë para finales së madhe, arriti të merrte shumë surpriza.

Mirëpo, njëra prej tyre ka qenë më e komentuara, pasi ndryshe nga të tjerët që morën nga një emision ose oferta të rëndësishme, Monika mori një koleksion fustanesh.

Së fundmi, Monika ka folur për momentin që iu dhuruan fustanet, se reagoi me mospërfillje pasi nuk donte të krijonte situata të pakëndëshme për produksionin.

E ftuar në ‘Glamour Zone’, Lubonja u shpreh: “Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje. Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat