Miku i ngushtë i Donaldit zbulon përplasjen me Alban Ramosaj

Mediale Vip

Miku i ngushtë i Donaldit zbulon përplasjen me Alban Ramosaj

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:34
Tiri Gjosi

Shoku i Donaldit, Tiri Gjosi ka treguar një situatë të sikletshme me Alban Ramosaj.

Ai ka treguar se ka raporte të mira me Beatrixin  pasi e kanë kryer shkollën bashkë.

Ai ka treguar se Ramosaj e ka hequr këngëtarin nga followers-at në Instragram dhe shkak u bë një story që këngëtari Gjoci kishte postuar me Romeo Veshajn.

“Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllain e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat (Romeo dhe Donald Veshaj) dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit.

Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv. Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrova “Bitch i mesnatës”. Është këngë e bërë nga Tingulli Tren dhe Alban Ramosaj. Më shkruajti dhe e mori personale, që t’i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga story im.

Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt.  Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani.“, tha ai.

Ndryshe, Donaldi dhe Beatrixi ka disa javë që janë ndarë.

Këngëtarja ka disa ditë që ndodhët në pushime, duke shijuar jetën e natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat