Moderatorja e njohur shqiptare habit me deklaratën e saj për Malumën

Mediale Vip

Moderatorja e njohur shqiptare habit me deklaratën e saj për Malumën

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:50
Maluma

Më 14 mars në kryeqytet zemërthyesi i muzikës Latine, Maluma zhvilloi një koncert madhështor.

Rreth 12 mijë persona ishin mbledhur në sheshin "Nënë Tereza" për ta parë. por për të gjitha ato vajza që donin ta takonin yllin latin apo të bënin foto me të, duhet të paguanin 1000 euro.

Autorja e emisionit Why?Not, Roza Lati me nota humori ka komentuar këtë fakt

Roza Lati: Erdhi Maluma në lagje, doja ta ftoja për kafe, por pastaj mora vesh që e kishte 1000 euro për ta takuar. Ore a e kuptoni? 1000 euro që thjesht ta takoje dhe për të bërë një foto ose video me të. Kishte nxjerrë një video me disa goca shqiptare dhe ato goca kanë paguar nga 1000 euro për kokë për të takuar Malumën. Çfarë bëhet ë? Kur të vijmë në fazën që femrat të heqin sytjenat për ne atëherë do fillojmë do kërkojmë nga 1000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat