Ndjekësja i bën komentin epik Borës lidhur me Donaldin

Mediale Vip

Ndjekësja i bën komentin epik Borës lidhur me Donaldin

Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:39
Bora Zemani

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan herë pas here foto dhe video nga daljet publike, por edhe nga jeta e përditshme.

Megjithatë, fansat çdo gjë të saj e lidhin me Donaldin. Ata kanë një dëshirë të madhe ta shohin çiftin të ribashkuar, sa në fotot e Borës, përmendet pafund aktori.

Së fundmi, Zemani është shfaqur e veshur me të gjelbër dhe me flokë të shtrira, duke u komplimentuar pafund për pamjen e ëmbël.

Mirëpo, komenti që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë pikërisht ky: “Ooo yll të ka thënë Donaldi mbaj hudhër me vete”.

Kujtojmë që ditët e fundit, është thënë në mediat rozë se Veshaj e ka vizituar Borën te shtëpia e re, që ajo ka blerë. Por nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm pa u konfirmuar nga të dyja palët.

Image
Bora Zemani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat