Kanye i bën të dashurës së re të njëjtën dhuratë që i ka bërë ish-ave

Mediale Vip

Kanye i bën të dashurës së re të njëjtën dhuratë që i ka bërë ish-ave

Më: 30 mars 2022 Në ora: 21:16
Kanye, Chaney Jones

Teksa Kim Kardashian e ka bërë tashmë zyrtare lidhjen e saj me Pete Davidson dhe po shijon çdo moment të romancës së re, Kanye nga ana tjetër është shfaqur herë pas here me vajza të ndryshme në publik.

Së fundmi, ai ka nisur një lidhje të re me Chaney Jones, të cilën të gjithë e kanë etiketuar si “sozia” e Kim Kardashian.

Kjo për shkak të ngjashmërisë në format e trupit, po ashtu edhe në stilin e veshjes. Megjithatë, Chaney nuk pranon që ta krahasojnë me Kim-in.

Ajo ka mohuar kategorikisht të ketë ngjashmëri me të, madje më herët ka treguar se s’ka bërë asnjë ndërhyrje për të pasur format që ka sot.

Ish-ave nuk preferon t’i ngjajë, por dhuratat i do të njëjta me to! Ka qenë vetë Chaney që i ka kërkuar reperit një version të limituar të çantës “Birkin” që kushton 275 mijë dollarë (240 mijë euro).

Kim-it po e po, por edhe ish-it Julia Fox dhe mikeshave të saj, Kanye u dhuroi të gjithave çanta “Birkin” (nëse jeni mirë me memorien).

Mes gjithë ‘dhuratave’ të mundshme që mund të zgjidhte, Chanes dëshiroi pikërisht diçka që e kishin dhe ish-at e tij.

Nuk thonë kot, bari i tjetrit të duket gjithmonë më i gjelbër! Kanye dhe Chanes bëjnë mirë të ndryshojnë kasetën!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat