“Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false” Gena zbulon mashtrimin në një dasmë

Mediale Vip

“Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false” Gena zbulon mashtrimin në një dasmë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:25
Gena

Këngëtari Gena është shumë aktiv nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme, ku ai performon për të ftuarit.

Sot ai tregoi në “Shqipëria Live” për traditën lidhur me çmime në këto ahengje.

“Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë” tregoi ai.

Këngëtari ka treguar edhe se si dasmorët i kanë dhënë para false por nuk iu ka telefonuar dasmorëve.

“Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër. Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.” Tha tutje ai.

Kujtojmë që Gena ka sjellur shumë këngë të ndryshme në industrinë e muzikës shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat