Vjen reagimi i parë i Chris Rock pas shuplakës që mori nga Will Smith

Mediale Vip

Vjen reagimi i parë i Chris Rock pas shuplakës që mori nga Will Smith

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:05
Chris Rock

Komediani Chris Rock bëri paraqitjen e tij të parë publike, që prej kur u godit me shuplakë nga aktori i njohur Will Smith, gjatë ceremonisë Oscars, mbrëmjen e së dieles.

Me nisjen e turneut të tij në SHBA, Boston, komediani u tha fansave se “ende po merret me atë se çfarë ndodhi atë natë”.

Rock, i cili u prit mirë nga fansat, mohoi raportet se ka folur me Smithin pas incidentit që ndodhi, raporton BBC.

“Unë jam ende duke e përpunuar në kokë atë që ndodhi, kështu që në një tjetër moment do të flas për këtë”, tha Rock.

“Edhe do të jetë serioze edhe do të jetë qesharake, por tani do të tregoj disa shaka tjera këtu në këtë turne”, tha tutje ai.

Akademia e filmit Oscars ka thënë se e dënon shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoni dhe ka nisur një rishikim zyrtar të incidentit.

Një deklaratë tha se do të “eksplorojë veprime dhe pasoja të mëtejshme” në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e sjelljes së trupit.

Smith e goditi Rockun në fytyrë në skenë pasi komiku bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith, pse është pa flokë.

Smith më vonë, i ka kërkuar falje Akademisë e po ashtu edhe Rockut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat