Me videot e saj të fundit në TikTok, Madonna humbi shumë fansa!

Mediale Vip

Me videot e saj të fundit në TikTok, Madonna humbi shumë fansa!

Më: 6 prill 2022 Në ora: 01:00
Madonna

Nuk e dimë çfarë e ka gjetur, por Madonna ka shqetësuar fansat e saj me pamjet e fundit që ka publikuar në Tik Tok.

63-vjeçarja postoi një klip prej 13 sekondash pak para ndarjes së çmimeve Grammy 2022,  e veshur me zinxhirë të rëndë argjendi dhe një bluzë të zezë të tejdukshme dhe me flokët  biondë në katër gërsheta.

Kaq u desh që të shpërthenin komentet që në fakt nuk ishin fort pozitive për Madonna-n.

Dikush shkroi se klipi ishte “plotësisht shqetësues”. Një tjetër komentoi: “Shkëlqyeshëm! Si duhet të mbyll sytë dhe të bie në gjumë tani!?”

“Kjo sinqerisht më trembi se nuk do të gënjej”, tha një fans. “Unë thjesht do të kujtoj se sa e mrekullueshme ishte ajo në vitet ’90. Ajo ishte një ikonë”, tha një përdorues.

@madonna

 

♬ original sound - madonna

Një tjetër fanse vuri në dukje: “Unë e kam dashur Madonën që kur isha e vogël … fanse e madhe … e dua … por kjo është një kalim i vështirë … çfarë i ka bërë ajo vetes?”

Epo, videoja e fundit i kushtoi këngëtares shumë fansa!

Madje, së fundmi ajo po akuzohet shpesh se nuk po shfaqet reale në rrjete sociale, por po përdor shumë photoshop. Madonna ka nisur të ekzagjerojë linjat e saj në foto, gjë që s’i ka pëlqyer aspak publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat