Aktori i famshëm nuk dëshiron të jetojë më

Mediale Vip

Aktori i famshëm nuk dëshiron të jetojë më

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:39
Alain Delon

Alain Delon, një ndër aktorët më të mirë francezë, nuk dëshiron të jetojë më dhe ka kërkuar që t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar. Djali i aktorit 86-vjeçar, Anthony Delon tha se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të nisur hapat e nevojshëm për eutanazinë.

Duke qenë se aktori francez jeton në Zvicër, kjo është e ligjshme. Anthony thotë se i ka premtuar të atit se do t’i bënte shoqëri në orët e fundit. “Po, është e vërtetë, më pyeti”, është shprehur ai. Ylli i filmave thuhet se ka shkruar edhe një letër lamtumire.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar dhe dhënë një mbështetje të madhe ndër vite. Shpresoj që në të ardhmen aktorët të gjejnë një model jo vetëm në punë, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderit, Alain Delon”.

Kujtojmë që aktori i famshëm pati folur për eutazaninë. “Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë. Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtën të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës,” tha Alain D në një intervistë në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat