Kim Kardashian thotë se ishte në gjumë kur u martua motra e saj

Mediale Vip

Kim Kardashian thotë se ishte në gjumë kur u martua motra e saj

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:05
Kim Kardashian

Kim Kardashian thotë se zbuloi se motra e saj Kourtney ishte martuar në Las Vegas përmes një mesazhi në bisedën e grupit familjar.

Kourtney, Kim, motrat Khloe dhe Kendall Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner ishin të ftuara te Jimmy Kimmel Live! të mërkurën mbrëma(6 mars) për të promovuar serialin e tyre të ri në Hulu, dhe gjithashtu u pyet për martesën e Kourtney me Travis Baker.

Gjatë fundjavës, Kourtney dhe Travis tronditën fansat e tyre kur konfirmuan se kishin një martesë ‘praktike’ në një kishë në Las Vegas pasi morën pjesë në çmimet Grammy të këtij viti, raporton dailymail.

Jimmy Kimmel pyeti nëse familja ishte në dijeni të dasmës së motrës së madhe Kourtney, me nëna e tyre Kris tha se ajo dhe Khloe e dinin për vendimin e tyre.

Por, Kim tha se ajo ishte duke fjetur kur ata të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ylli televiziv deklaroi se familja e famshme kanë një grup ku informohen për çdo gjë me njëri-tjetrën dhe ajo e mori vesh nga bisedat e emocionuara kur u zgjua të hënën në mëngjes.

“Ajo na tregoj atë në bisedën në grup dhe shkroi ‘hej meqë ra fjala u martova mbrëmë!’ dhe u zgjova me një milion mesazhe”, tha Kim.

Ndërsa në specialen e familjes së famshme në ABC News, e cila u transmetua gjithashtu të mërkurën, Kourtney foli për marrëdhënien e saj me Travis dhe atë se si ai u kthye nga një mik në të fejuar.

Kourtney dhe Travis ishin miq për më shumë se një dekadë përpara se të fillonin të takoheshin në dhjetori të vitit 2022.

Në tetor të 2021, Travis i propozoi fejesë nënës së tre fëmijëve në Montecita të Kalifornisë.

Ndërkohë, të mërkurën Kourtney postoi fotot nga prapaskenat e dasmës së tyre ‘epike’ të dehur, e cila u mbajt në Las Vegas në orët e hershme të mëngjesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat