Beatrix nuk ‘heq dorë’ nga Donaldi /Këngëtarja përdor historinë për rikthimin në muzikë

Mediale Vip

Beatrix nuk ‘heq dorë’ nga Donaldi /Këngëtarja përdor historinë për rikthimin në muzikë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:18
Beatrix dhe Donald

Beatrix ende nuk e ka mbyllur telenovelën e saj me Donaldin. Vetëm se këtë herë ‘plagët’ e dashurisë i ka lënë pas dhe historinë e bujshme ka vendosur ta përdorë për karrierën e saj. Këngëtarja i është rikthyer tregut muzikor dhe duket se e ka kuptuar se çelësi i suksesit është pikërisht prekja e historisë së dështuar me aktorin.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”, i shkroi këngëtarja Borës në fotot që Bora Zemani publikoi natën që ishte në “Big Brother”. Por teksa është duke publikuar këngën e radhës, një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, Trixa e ka rikthyer edhe një herë këtë frazë, këtë herë për të rritur audiencën e saj.

Ajo ka postuar një status ku shkruan “Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, disa suportues e të tjerë kritikë. Kënga e re pritet të publikohet brenda pak ditëve dhe tashmë të gjithë janë kurioz për të parë vargjet që i dedikohen Donaldit.

E në fakt teksti ka brenda edhe copëza të një prej historive më të përfolura të muajve të fundit. Por teksa historia e dashurisë pritet të dalë në një këngë, ajo vijon të mbajë mbërthyer ndjekësit me deklarata shpotitëse për ish-parterin e saj. Kjo nuk është deklarata e parë që këngëtarja bën për Borën. Kujtojmë se u desh 1 prilli që dy vajzat të përfshiheshin në një ‘betejë’ virtuale, që më pas e justifikuan gjithçka me faktin se ishte dita e gënjeshtrave.

Moderatorja Bora Zemani njoftoi me anë të një fotoje në rrjetin social “Instagram”, se do të publikojë një këngë… Prodhimi muzikor do të quhet ‘Nuk jam si ti’, shkruan Bora: “Surpriza për ju! Mezi pres ta ndaj me ju këngën time”.

Shumë shpejt një postim të ngjashëm bëri dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ajo shkruan se kënga do të publikohet sonte në orën 20:00 dhe titullohet ‘As unë si ti;. Të dyja postimet bëhen në 1 prill, por përtej shakasë, duken si ironi që artistet bëjnë ndaj njëra-tjetrës.

Teksa Beatrix ‘çmend komshinjtë’, prej javësh Donaldi në fakt po përflitet për një rikthim me Bora Zemanin. Madje, së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo, prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë. Po ashtu në internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për t’u sqaruar.

Për më tepër, Bora ndjek në “Instagram” nënën e Donaldit dhe “follow” ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social. Sa i përket Beatrix, nuk ka asnjë detaj konkret që e ka lidhur atë me Donaldin këtë periudhë. Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP”, ajo njoftoi se është ndarë nga aktori dhe më pas ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat