Ermal Meta boton romanin e parë dhe pritet të jetë sukses ndërkombëtar

Mediale Vip

Ermal Meta boton romanin e parë dhe pritet të jetë sukses ndërkombëtar

Më: 11 prill 2022 Në ora: 08:22
Ermal Meta

Ermal Meta po publikon romanin e tij të parë me titull “Domani e per sempre“ (Nesër e përgjithmonë).

Ky libër do të jetë në shitje në librari dhe online duke filluar nga data 19 maj.

Por jo vetëm kaq, librit i janë shitur edhe të drejtat për t’u realizuar film të cilat janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një serial televiziv. Vetë producenti u shpreh: “Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”.

Elisabetta Sgarbi, drejtoresha e përgjithshme e “La nave di Teseo” shtëpisë botuese të romanit, rrëfen momentin e parë që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër.

“Më bëri shumë përshtypje kur dëgjova këngën ‘Vietato Morire’ në Sanremo. E kontaktova menjëherë. Ermali më tha menjëherë që librat ishin një gjë e rëndësishme për të dhe donte të sigurohej që kishte diçka për të shkruar. Pas disa vitesh, më telefonon ai dhe më thotë që ka gati një libër, një roman”, u shpreh ajo.

Personazhet e romanit vendosen në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, SHBA dhe Shqipëri. Ende pa dalë në qarkullim libri ka ngjallur shumë interes nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat