“A do pajtohesh me të?”, Sindi befason rreth raportit të saj me Olsën

Mediale Vip

“A do pajtohesh me të?”, Sindi befason rreth raportit të saj me Olsën

Më: 11 prill 2022 Në ora: 13:43
Sindi dhe Olsa

Shumica e konkurrentëve të "Për'puthen" pas daljes nga programi, kthehen kundër produksionit dhe autores së emisionit.

Prishje të raporti me Olsën ka edhe ish konkurrentja e “Për’puthen 2”, Sindi.

Pas daljes nga “Për’puthen”, Sindi ka bërë deklarata të forta për autoren e programit, Olsa Muhameti.

Ajo është shprehur se gjatë në emision çdo gjë është me skenar, dhe se është nënçmuar nga të gjithë.

E ish konkurrentja së fundi ka hapur mundësinë për ndjekësit që ta pyesin atë gjithçka çka ata duan.

Nuk kishte si të mungonte pyetja për Olsën për të cilën Sindi u përgjigj se nuk ka shanse të pajtohet me të dhe se nuk lëpin aty ku pështyn.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat