Kim Kardashian thyen heshtjen! Flet për të dashurën e re të Kanye West, të konsideruar si sozia e saj

Mediale Vip

Kim Kardashian thyen heshtjen! Flet për të dashurën e re të Kanye West, të konsideruar si sozia e saj

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:23
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka thyer heshtjen dhe ka folur për të dashurën e re të Kanye West duke deklaruar se ajo dëshiron që reperi vetëm të jetë i lumtur.

Reperi, i cili ndryshoi ligjërisht emrin e tij pak kohë më parë duke e bërë Ye, u pa me yllin e mediave sociale Jones në shkurt, vetëm disa javë pasi i dha fund lidhjes së tij me aktoren Julia Fox. Edhe pse njerëzit e konsiderojnë ‘kopje’ të saj, sipas Kim, Chaney është shumë e ëmbël.

“Unë dua që ai të jetë i lumtur. Ajo duket shumë e ëmbël”,- tha ajo gjatë një paraqitjeje të fundit në podcastin ‘Not Skinny Por Not Fat’ me Amanda Hirsch. “Çfarëdo që e bën të lumtur, nuk më intereson çfarë është. Thjesht mendoj se do të reflektojë në jetën e tij, në punën e tij, se si është si prind. Për sa kohë që ai është i lumtur, unë me të vërtetë e dua vetëm këtë.”

Kanye anuloi performancën e tij në “Coachella” vetëm disa ditë para se të interpretonte dhe pas këtij veprimi u nis në Utah për një pushim romantik me Chaney Jones. Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është se Kanye e çoi të dashurën e re në të njëjtin vend që ka çuar Kim Kardashian dikur, për ditëlindjen e 37-të.

Modelja ndau një foto në rrjetet sociale dhe sipas ‘Page Six’, dyshja po qëndrojnë në hotelin e preferuar të Kim. Chaney, e konsideruar si sozia e Kim, postoi një video në Instagram nga pushimet e saj me Ye duke treguar një pamje të bukur të shkretëtirës.

Resorti mahnitës ku çifti po qëndron ka qenë një vend  i vizituar shpesh nga Kardashian-Jenners. Në të kaluarën, Kanye solli ish-bashkëshorten disa herë aty, madje edhe për ditëlindjen e saj të 37-të, në 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat