E ndodhur mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”, Efi shpërthen në lot: Mua mos më bërtit

Mediale Vip

E ndodhur mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”, Efi shpërthen në lot: Mua mos më bërtit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 10:58
Efi

Konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, ka qenë së fundmi në një gjendje të rënduar emocionale pasi gjendet mes dy djemve, mes Mevlanit dhe Samiut.

Ajo u përlot teksa moderatorja Bora Zemani e pyeti: “Zemrën të copëtuar e ke akoma apo je shëruar?”.

"E copëtuar nuk është por ka ca krisje", u përgjigj Efi, duke mos i mbajtur dot lotët. Konkurrentja tha se i duken të gjithë mashtrues dhe kjo nuk u prit mirë nga Mevlani.

Efi: Thjesht realisht më del nga shpirti kur e them këtë gjë. E them me shpirt këtë pjesën që të jenë njerëz të sinqertë, atë që thonë ta mbajnë. Tashmë është e parë se sa shumë mashtrohemi ose se sa femrat mashtrojnë, fatkeqësisht.

Mevlani: Problemi është momentin që do dikë tjetër, të duken të gjithë mashtrues.

Efi: Çfarë lidhje kishte kjo?

Mevlani: Ka lidhje sepse nuk besoj se ne të tjerët nuk jemi të sinqertë.

Efi: Problemi qëndron se ti nuk më kupton

Mevlani: Problemi është se ju me vetveten nuk jeni të sinqertë. Të gjithë që janë të sinqertë që vijnë në jetën tuaj dhe nuk i pranoni.

Efi: Çfarë je duke folur?

Mevlani: Këtë pra, a nuk më dëgjon?!

Efi: Mua mos më bërtit. Ti ke një problem, ti më shef mua në këtë gjendje dhe nuk di fare ta menaxhosh situatën. Kush tha që je mashtrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat